Futboll

Llapi vazhdon pa fitore, mbetet i fundit

ballkani - llapi

Llapi ishte dy herë në disavantazh ndaj Ballkanit në kryendeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll. 
Dhe në fund arriti ta fitojë një pikë ndaj Ballkanit, ndonëse në tërë pjesën e dytë pati një futbollist më shumë në fushë. 
Ndeshja që u zhvillua të dielën gjatë ditës në stadiumin “Zahir Pajaziti” përfundoi 2:2. 
Llapi vazhdon pa fitore në fillim të kampanjës së re të elitës së futbollit kosovar dhe mbetet në vendin e fundit me tri pikë. 
Ndërkohë, Ballkani pas pesë ndeshjeve ka nëntë pikë dhe është lartë në tabelë. 
Valentin Serebe i shënoi të dy golat për skuadrën e Ballkanit, ndërsa për Llapin realizuan Arbnor Ramadani dhe Hasan Hyseni. 
Serebe shënoi për 1:0 fillimisht në minutën e 20-të, ndërsa shifrat i barazoi Ramadani në minutën e 45-të, nga penalltia që u fitua nga ish-sulmuesi i Prishtinës, Axel Gnapi. Për ndërhyrje të palejuar në Gnapin si lojtar i fundit, nga loja direkt me të kuq u përjashtua qendërmbrojtësi Gentrit Halili.  
Ramadani realizoi nga penalltia dy herë. Penalltia e parë u përsërit, ndërsa mesfushori me tipare sulmuese ishte i pagabueshëm edhe në tentimin e dytë për 1:1. 
Me të nisur pjesa e dytë, Ballkani realizoi sërish me Sereben. Në minutën e 48-të sulmuesi nga Bregu i Fildishtë realizoi gol të bukur me gjuajtje të saktë nga zona. Për të ishte goli i shtatë në kampionat. 
Llapi u kthye në lojë me golin e Hasan Hysenit gjashtë minuta para fundit, por nuk arriti të realizojë më për pikët e plota. 
Llapi në fillim të edicionit mbetet me tri barazime e dy disfata, ndërsa Ballkani, skuadra e vetme pa humbje në pesë xhirot e para në Superligë, ka dy fitore e tri barazime.


Hyseni e kthen Llapin në lojë

Hasan Hyseni e ka kthyer Llapin në lojë. 

Hyseni realizoi golin e barazimit 2:2 ndaj Ballkanit, që në tërë pjesën e dytë është me një futbollist më pak në fushë. 

Hyseni realizoi në minutën e 84-t, me asistim të Lulzim Pecit.


Baras në “Zahir Pajaziti” pas pjesës së parë

(E përditësuar) - Pjesa e parë e ndeshjes derbi të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit është mbyllur baras, 1:1.

Ballafaqimi është duke u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Pjesa e parë i dhuroi dy gola, ndërsa Ballkani në fundin e saj mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Për Ballkanin shënoi Valentin Serebe. Serebe realizoi në minutën e 20-të.

22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 32-të për Ballkanin, por u anulua për shkak se gjatë aksionit pati ndërhyrje të palejuar në Besar Musollin.

Musolli gaboi duke e mbajtur topin në një zonë të rrezikshme dhe e humbi atë pas duelit me Albert Dienen. Diene më pas e kaloi portierin dhe pasoi për Serben që nuk e pati të vështirë të realizonte.

Gjyqtari Valon Bajgora e rishikoi situatën në VAR dhe e vlerësoi golin e parregullt.

Llapi ndërkohë i barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë me mesfushorin me tipare sulmuese, Arbnor Ramadani.

Ramadani shënoi nga penalltia në minutën e 45-të. Penalltia e parë u përsërit, ndonëse Ramadani ishte i pagabueshëm. Ramadani nuk gaboi as në tentimin e dytë dhe e vendosi rezultatin e pjesës së parë, 1:1.

Penalltia e Llapit u fitua nga ish-sulmuesi i Prishtinës, Axel Gnapi.

Gnapi u pengua në zonë nga Gentrit Halili, qendërmbrojtësi i Ballkanit, që ishte lojtari i fundit.

Gjyqtari Bajgora menjëherë e përjashtoi nga loja direkt me të kuq.


Llapi barazon rezultatin, Ballkani mbetet me një lojtar më pak

Llapi e ka barazuar rezultatin në minutën e 45-të nga penalltia.

Arbnor Ramadani reazlioi në tentimin e parë. Megjithatë, penalltia u përsërit. Mesfushori me tipare sulmuese ishte i saktë edhe në tentimin e dytë për 1:1.  

Penalltia u fitua nga ish-sulmuesi i Prishtinës, Axel Gnapi.

Gnapi u pengua në zonë nga Gentrit Halili, që ishte lojtari i fundit.

Gjyqtari Valon Bajgora menjëherë e përjashtoi nga loja direkt me të kuq.

Ballkani në epërsi me një lojtar më pak, Serebe shënon sërish

1 o. më parë / 21 sht 2025 16:16
Ballkani

Ndonëse është me një futbollist më pak në fushë, Ballkani ka kaluar sërish në epërsi ndaj Llapit. 

Edhe golin për 2:1 në minutën e 48-të e realizoi Valentin Serebe. 

Ai me gjuajtje të saktë nga zona e mposhti portierin kundërshtar.