Futboll

Llapi e transferon edhe një futbollist

llapi

Skuadrës së Llapit i është bashkuar sulmuesi i krahut, Redon Bejta. Bejta së fundi ishte pjesë e 2 Korrikut. Ai te 2 Korriku qëndroi për katër vjet.

Bejta është zhvilluar si futbollist në akademinë e skuadrës llapjane. Ai është paraqitur edhe për Përfaqësuesen U15 dhe U17 të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit të tij katër vjeçar te 2 Korriku, Bejta u dallua për angazhimin, disiplinën dhe kontributin e tij me gola. Rikthimi në qytetin dhe klubin e tij e motivon për të dhënë maksimumin në fanellën bardhekaltër. Këmbëshpejti Bejta, produkt i Akademisë sonë, është një lojtar me profil sulmues që mund të luajë si sulmues i krahut të majtë apo qendërsulmues”, ka shkruar Llapi të hënën në rrjetet sociale.

Llapi në këtë afat kalimtar të verës ka transferuar edhe disa futbollist si Bleron Fetahi, Axel Gnapi, Kushtrim Shabani e Hasan Hyseni.