Llapi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Llapi të martën pasdite në kuadër të 1/8 së finales e eliminoi Dritën duke e mposhtur me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArbnor Ramadani shënoi gol të bukur nga distanca në minutën e 17-të për ta kaluar në epërsi Llapin.
Llapi shifrat i dyfishoi në minutën e 58-të. Realizator i golit ishte Muhamet Hyseni.
Drita në minutën e 81-të e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e shënoi Blerim Krasniqi nga penalltia. Gola më nuk u shënuan dhe në fund fitorja i takoi skuadrës llapjane.
Llapi edicionin e kaluar u mposht në finale të Kupës së Kosovës nga Prishtina.
Drita është kampione në fuqi e Superligës së Kosovës.
Drita këtë edicion në kampionat ka 32 pikë dhe e zë vendin e tretë. Llapi renditet në pozitën e shtatë me 22 pikë.