Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Locatelli në dyshim për ndeshjet e rëndësishme të italisë

Manuel locatelli

Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli, është në dyshim për dy ndeshjet e rëndësishme të Italisë kundër Norvegjisë dhe Moldavisë.

Locatelli është duke iu nënshtruar testeve mjekësore. Ai është ankuar për një lëndim në këmbën e djathtë. Shpejt do të mësohet, nëse mesfushori do të jetë gati për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Italia hap fushatën kualifikuese të premten në Oslo, ndërsa e pret më 9 qershor Moldavinë.

Për shkak të lëndimit, përzgjedhësit të Italisë, Luciano Spalletti, do t’i mungojë mbrojtësi i Napolit, Alessandro Buongiorno. Italia nuk llogarit as në mbrojtësin e Interit, Francesco Acerbi. Ai ka refuzuar ftesën e Spallettit.