Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca, ka bërë një tjetër postim të veçantë për njërin prej lojtarëve më të mirë të ekipit.
Pas udhëtimit që gazetari i Mallorcas e kishte në Bratislavë për ta ndjekur hap pas hapi Vedat Muriqin në rrugëtimin drejt Botërorit 2026, të njëjtën gjë e ka bërë edhe për duelin që u zhvillua ndaj Turqisë të martën mbrëma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga Mallorca në Prishtinë për ta shoqëruar Vedat Muriqin në ditën e veçantë”, ka shkruar Mallorca të mërkurën mbrëma.
Kosova u mposht nga Turqia 1:0 në finalen e plejofit të Botërorit 2026. Vedat Muriqi ishte kapiten i Kosovës në dy ndeshjet e fundit, në mungesë të Amir Rrahmanit të lënduar.
Në videon e gjatë tre minuta e shtatë sekonda, gazetari i Mallorcas ka shfaqur pak histori të futbollit kosovar, pamje nga kryeqyteti e stadiumi “Fadil Vokrri”. Më pas janë shfaqur edhe momente të Muriqit dhe momente të tjera nga ndeshja finale e plejofit të Botërorit.