Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mancini dëshiron të kthehet tek Italia

mancini

Roberto Mancini me shumë kënaqësi do të kthehej për ta udhëhequr përfaqësuesen e Italisë.

Këtë e ka zbuluar Andrea, djali i Roberto Mancinit në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Roberto Mancini aktualisht është trajner i klubit nga Katari, Al-Sadd.

“Babai im ka thënë edhe kohët e fundit se i vjen keq që është larguar nga kombëtarja. Jam i bindur se ai do të kthehej me kënaqësi nesër në mëngjes në stolin e ‘Azzurrëve’, nëse do të kishte mundësi”, u shpreh Andrea.

Ka raportime se 61-vjeçari Mancini mund të jetë midis kandidatëve për të punuar tek Italia pas largimit të Gennaro Gattusos.

Italia me Gattuson në krye të shtabit teknik nuk arriti që të kualifikohet në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Mancini ishte selektor i Italisë nga viti 2018 deri në vitin 2023. Me Italinë, Mancini e fitoi Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Ai ishte edhe trajner i disa skuadrave të njohura si Inter, Manchester City, Lazio, Galatasaray e Fiorentina.