Jean-Philippe Mateta është “i vetëdijshëm” në spital, por Crystal Palace mbetet i shqetësuar pas lëndimit të frikshëm që pati sulmuesi i skuadrës.
Crystal Palace fitoi 3:1 ndaj Millëallit të shtunën dhe avancoi në çerekfinale të Kupës FA.
Por, kjo fitore mbeti nën hijen e lëndimit të Matetas.
Ishte vetëm minuta e tetë kur portieri i Millëallit, Liam Roberts, doli nga porta dhe në tentim për ta larguar topin, e goditi në fytyrë sulmuesin Mateta.
Roberts u përjashtua nga loja, kurse Mateta e mori trajtimin mjekësor për disa minuta në fushë. Më pas u dërgua në spital.
“Ai është i vetëdijshëm dhe është në spital. Por, veshi i tij është në gjendje të tmerrshme. Është lëndim serioz dhe urojmë më të mirën për të. Nuk jemi të lumtur dhe nuk mund të jemi të lumtur. Natyrisht se është fitore e madhe dhe jemi në çerekfinale, por kur humb një lojtar, sidomos me një faull si ai, ke dy ndjesi të ndryshme në stomak”, ka deklaruar trajneri Oliver Glasner.
Worst ‘tackle’ I’ve ever seen in football. Absolutely shameful assault on Jean-Philippe Mateta by Millwall’s goalkeeper Liam Roberts. He was sent off, but if he did that to someone in the street he’d be jailed. pic.twitter.com/CgbnimbCeQ
— Piers Morgan (@piersmorgan) March 1, 2025