Futboll

Mbappe hyn në grupin e legjendave të Real Madridit

Kylian Mbappe

Kundër Valencias të dielën e kaluar, 27-vjeçari Kylian Mbappe e luajti ndeshjen e 90-të për Real Madridin. Francezi e realizoi një gol dhe ishte i 82-ti me fanellën madrilene. 

Me 82 gola të shënuar në 90 ndeshje, francezi ka hyrë në grupin e lojtarëve legjendar të klubit mbretëror. 

Vetëm Ferenc Pushkash me 96 gola dhe Cristiano Ronaldo me 86 gola, kanë shënuar më shumë se Mbappe pas 90 ndeshjeve. 

Prapa Mbappes janë emra si Alfredo Di Stefano, Hugo Sanchez, Ruud van Nistelrooy dhe braziliani Ronaldo.