Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, është kthyer me asistim nga lëndimi.
Mbappe asistoi në fitoren 2:0 të Real Madridit në “Santiago Bernabeu” kundër Oviedos së rënë nga La Liga.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe shërbeu Jude Bellinghamin, i cili realizoi gol në minutën e 79-të pasi u lirua nga mbrojtësit e Oviedos. Mbappe, i cili i mungoi Realit në dy ndeshjet e fundit, përfshirë “El Clasicon” kundër Barcelonës, në fushë u inkuadrua në minutën e 69-të.
Golin e parë për Realin e realizoi Gonzalo Garcia në minutën e 43-të.
Futbollistët e Realit janë fishkëllyer pas zhgënjimit që solli Reali te tifozët e tij këtë edicion, të cilin do ta mbyllë pa fituar trofe.
Është shfaqur po ashtu një pankartë që shkruante “Florentino largohu tani”. Por u hoq nga sigurimi i ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Oviedos.
Reali ka 80 pikë në vendin e dytë, kurse Oviedo në pozitën e fundit me 29 pikë.