Për largimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germai ka pasur diskutime të shumta nga shumë njohës të futbollit.
Mbappe ishte pjesë e Parisit për shtatë edicione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në afatin kalimtar të verës u largua nga PSG-ja si futbollist i lirë për t’u transferuar te gjiganti spanjoll, Real Madrid.
25-vjeçari Mbappe ka zbuluar se ka pasur probleme me disa persona te klubi parisien.
“Te Parisi kam pasur probleme me disa persona, sepse po luftoja për të drejtat e mia. Duhet të kisha treguar më shumë dashuri për tifozët e PSG-së, nuk kam pasur kurrë problem me ta”, ka thënë Mbappe në një intervistë.
Superylli i futbollit francez në javët e fundit është kritikuar shumë për formën jo të mirë te Reali.
25-vjeçari në 21 ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka realizuar 11 gola dhe ka bërë dy asistime.