Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka thënë se e ka sanuar plotësisht lëndimin e gjurit dhe se dëshiron të luajë çdo ndeshje për Real Madridin. Ai synon të jetë në formën më të mirë për Botërorin e këtij viti.
27-vjeçari ka munguar në katër ndeshje të ligës gjatë këtij viti për shkak të një shqetësimi në gju. Por u kthye të dielën në derbi ndaj Atletico Madridit. U aktivizua në minutën e 64-t.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe është në ekipin e Francës për miqësoret me Brazilin dhe Kolumbinë.
“Jam rikuperuar 100 për qind”, ka thënë Mbappe për “AS”.
“Për dy Botërorët e fundit jam përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, që është të luaj, të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të luftoj deri në momentin e fundit për klubin tim. Edhe këtë vit do ta bëj të njëjtën që të jem në top-formë”.
Franca është në Grupin I të Botërorit së bashku me Norvegjinë, Senegalin dhe fituesin e plejofit ndërkontinental.