22:55 - Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt nuk ka dhënë fitues. Por ka ofruar gola shumë të bukur dhe futboll të denjë për Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, në atmosferë të zjarrtë, Real Madridi e Manchester City e zhvilluan ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit. Ndeshja përfundoi 3:3. Pra ka vazhduar efikasiteti shumë i lartë në përballjet e këtyre dy skuadrave, që janë thuajse të rregullta në vitet e fundit.
Bernardo Silva befasoi madrilenët duke shënuar golin e parë për Cityn që në minutën e dytë.
Madridi barazoi në minutën e 12-të, kur Ruben Dias shënoi autogol. Rodrygo kaloi në epërsi 2:1 Realin në minutën e 14-të.
Gola të tjerë nuk u shënuan në pjesën e parë. Ndërkohë e dyta ofroi gola të rrallë.
Në minutën e 66-të Phil Foden i Cityt shënoi me goditje mjeshtërore nga distanca për 2:2. Nuk vonoi shumë dhe kampioni në fuqi, Manchester City, realizoi për 3:2. Ishte mbrojtësi kroat Joshko Gvardiol që realizoi tjetër supergol në minutën e 71-të.
Por vendasit nuk u dorëzuan. Në minutën e 79-të Federico Valverde goditi shumë bukur për 3:3.
22:38 - Tjetër supergol, tani nga Madridi
Vazhdojnë supergolat në “Santiago Bernabeu”.
Për 3:3 shënoi Federico Valverde në minutën e 79-të. Mesfushori i madrilenëve shënoi gol me goditje të bukur.
FEDE VALVERDE WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/7RRg8OnukV
— TC (@totalcristiano) April 9, 2024
22:30 - City me përmbysje të madhe, kalon në epërsi
Manchester City po udhëheq 3:2 ndaj Real Madridit.
Është mbrojtësi kroat Joshko Gvardiol që shënoi golin në minutën e 71-të. Ishte tjetër supergol nga kroati.
JOSKO GVARDIOL WHAT A GOAL HOLY SHIT 😭😭😭 pic.twitter.com/RhaQrt0u1X
— ِ (@cfcbarny) April 9, 2024
22:26 - Supergol nga Foden, barazon City
Manchester City ka barazuar në 2:2 rezultatin në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Phil Foden shënoi supergol në minutën e 66-të.
WHAT A GOAL BY PHIL FODEN MY STAR BOY!!! pic.twitter.com/cTWiZNNPGc
— Jacky (@MCFC_Jacky) April 9, 2024
21:45 – Reali në epërsi pas pjesës së parë
Real Madridi e ka mbyllur me epërsi 2:1 pjesën e parë ndaj Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu”.
Eduardo Camavinga dhe Rodrygo shënuan për Realin, të cilët përmbysën epërsinë e hershme të Cityt përmes Bernardo Silvas.
21:15 - Përmbysje e Realit
Reali e ka përmbysur rezultatin ndaj Cityt brenda dy minutave.
Fillimisht barazoi Eduardo Camavinga (12’), ndërsa Rodrygo (14’) shënoi golin e epërsisë.
Goli i parë -
CAMAVINGA! THAT WAS NEEDED! pic.twitter.com/2ox8LiJycW
— TC (@totalcristiano) April 9, 2024
Goli i dytë -
RODRYGO YOU F*CKING BEAUTY! pic.twitter.com/YnFDlIYWiO
— TC (@totalcristiano) April 9, 2024
21:02 - City merr epërsi të hershme
Bernardo Silva ka shënuar supergol për t’i dhënë epërsinë Cityt ndaj Realit në minutën e dytë.
Portugezi shënoi nga gjuajtja e lirë, duke e zënë në befasi portierin Andriy Lunin.
Stop that Bernardo Silva. pic.twitter.com/sEN1tvMwnG
— Stop That Football (@stopthatfooty) April 9, 2024
21:00 - Ka nisur ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Këtu mund t’i ndiqni golat në kohë reale.
Formacionet zyrtare: Real Madrid – Man City
Real Madridi dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila fillon në orën 21:00.
Ndeshja e parë luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa e kthimit pas një jave në “Etihad”.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka marrë një nga vendimet më të befasishme për këtë ndeshje, duke e lënë në bankë rezervë mesfushorin Kevin De Bruyne.
Formacioni i Realit:
Lunin: Mendy, Rudiger, Tchouameni, Carvajal: Valverde, Camavinga, Kroos: Bellingham: Rodrygo, Vinicius Jr
Formacioni i Cityt:
Ortega: Akanji, Ruben Dias, Stones, Gvardiol: Bernardo Silva, Rodri, Kovaçiq: Grealish, Haaland, Foden.