Derbi i qytetit të Milanos “Derby della Madonnina: i ka takuar Milanit.
Skuadra e Milanit mposhti Interin të dielën, në ndeshjen derbi të javës së 12-të të Seri A të Italisë.
Derbin e vendosi goli i shënuar nga Christian Pulisiqit. Ai realizoi nga afërsia në minutën e 54-t pas topit të kthyer nga portieri i Interit, Yann Sommer.
Ndër më meritorët që Milani shënoi fitore ishte edhe portieri, Mike Maignan.
Ai priti penalltinë e gjuajtur nga ish-mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu.
Në stol te Milani ishte mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
Milani kalon në epërsi ndaj Interit
Milani ka kaluar në epërsi në ndeshjen derbi ndaj Interit.
Golin e epërsisë 1:0 e shënoi Christian Pulisiq në minutën e 54-t.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit të Milanos
Është mbyllur baras 0:0 pjesa e parë e derbit të qytetit të Milanos, ndërmjet Interit dhe Milanit.
Ndonëse kishe raste të shumta për gola, megjithatë pjesa e parë e derbit të madh italian përfundoi pa gola.
Kjo ndeshje i takon javës së 12-të të Serie A italiane.
Si Interi ashtu edhe Milani janë në garë për titull të kampionit.