Futboll

Dukagjini kalon në çerekfinale të Kupës

Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Klina mposhti të mërkurën Prishtinën e Re në ndeshjen që i takoi 1/8 të finales së Kupës në futboll.

Golin që ia siguroi fitoren Dukagjinit e shënoi i rikthyeri, Hekuran Berisha.

Berisha shënoi golin në minutën e 58-të.

Të enjten do të luhen tri ndeshje nga ora 13:00: Gjilani – Liria, Vushtrria – Vëllaznimi, Trepça ’89 – Malisheva.

Më 18 shkurt nga ora 13:00 është dueli ndërmjet Feronikelit 74 dhe Dinamos së Ferizajt.


Dukagjini kalon në epërsi

Dukagjini ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen kundër Prishtinës së Re. 

Golin për 1:0 e realizoi i rikthyeri në skuadrën nga Klina, Hekuran Berisha.

Berisha shënoi golin e epërsisë së parë të Dukagjinit në minutën e 58-të.


Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes në Klinë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes për Kupë të Kosovës ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës së Re.

Ndeshja e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës po luhet në Klinë.
Sonte nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet edhe takimi tjetër për kupë të Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.
Të enjten do të luhen tri ndeshje nga ora 13:00: Gjilani – Liria, Vushtrria – Vëllaznimi, Trepça ’89 – Malisheva.

Më 18 shkurt nga ora 13:00 është dueli ndërmjet Feronikelit 74 dhe Dinamos së Ferizajt.

Fituese në fuqi e Kupës së Kosovës është Prishtina.