Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Më 27 korrik tërhiqet shorti për Superligën e Kosovës

FFK

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se më 27 korrik do të bëhet hedhja e shortit për edicionin garues, 2026/2027.

Hedhja e shortit do të bëhet në selinë e FFK-së. 

Ceremonia e hedhjes së shortit për Superligën do të bëhet nga ora 13:00, për Ligën e Parë nga ora 14:00 dhe për Ligën e Dytë nga ora 15:00. 

“Komisioni i Garave fton përfaqësuesit e të gjitha klubeve të jenë të pranishëm në ceremoninë e shortit, sipas orarit të përcaktuar për secilën ligë”, shkruan në njoftimin e FFK-së. 

Edicionin e kaluar, titullin e kampionit e fitoi skuadra nga Gjilani, Drita. 

Edhe Garë dramatike për inkuadrim në Superligën e Kosovës Futboll 1 muaj më parë Garë dramatike për inkuadrim në Superligën e Kosovës

Ndërsa Kupën e Kosovës e fitoi Dukagjini i Klinës. 

Edicioni i ri në Superligë dhe në Ligën e Parë do të fillojë më 15 gusht.