Kosova, Irlanda dhe Austria janë kundërshtaret e Izraelit në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s, që fillon në shtator. Ndeshja Izrael – Irlandë zhvillohet më 27 shtator, por nuk dihet ende se ku. Nuk është caktuar as vendi i ndeshjes Izrael – Kosovë, që zhvillohet më 1 tetor. Gjasat janë të mëdha që ndeshjet e Izraelit si vendas të zhvillohen në terren neutral.
Irlanda vlerësohet prej vendeve që e përkrahin më së shumti Palestinën. Kjo u bë e qartë edhe në një miqësore me Katarin që Irlanda e zhvilloi të enjten mbrëma. Ndeshja në Dublin u ndërpre nga protestat në përkrahje të Palestinës. Irlanda fitoi 1:0 në fund.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herët këtë muaj futbollistët kryesorë irlandezë u bashkuan me personazhe të famshme në një fushatë që bënte thirrje për bojkotimin e ndeshjeve me Izraelin. Por federata irlandeze e futbollit ka thënë se do të vazhdojë me ndeshje dhe se një refuzim për të luajtur mund të çojë në masa disiplinore.
Topa të tenisit me flamurin palestinez u hodhën në fushë në miqësoren e së enjtes, duke bërë që ndeshja të ndërpritet dy herë. Mesfushori i Irlandës, Jamie McGrath, tha se skuadra nuk dëshiron të përfshihet në polemikat rreth ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Ai pret protesta më të mëdha në muajt e ardhshëm.
“Jam i sigurt se do të bëhet më e nxehtë gjatë muajve të ardhshëm. Nuk duam të vihemi në një pozicion të tillë”, ka thënë McGrath për BBC.
“Shpresojmë që fuqitë mbi ne të gjejnë diçka ose ta përdorin atë për të mirën e përgjithshme. Nuk jam i sigurt se cili do të jetë procesi ndërsa gjërat nxehen. Ne jemi futbollistë dhe nuk duam të ngecim në këtë. Por ndonjëherë mund të na duhet”.
Në nëntor të vitit të kaluar, 93 për qind e anëtarëve të Federatës irlandeze votuan që udhëheqësit e federatës të bëjnë presion mbi UEFA-n për të pezulluar Federatën e Futbollit të Izraelit nga garat evropiane.
Ka pasur raportime se protestuesit në përkrahje të Palestinës janë larguar nga stadiumi.
“Është padyshim skenar unik. Ne duhet t’i dëgjojmë njerëzit. Ata kanë të drejtë të bëjnë atë që bëjnë, për sa kohë që bëhet në mënyrë paqësore. Kjo është e tëra që ka rëndësi”, ka shtuar futbollisti irlandez.
Në këtë vend po rritet presioni për bojkotim të ndeshjeve me Izraelin. Një zyrtar federate ka thënë se nëse ndonjë lojtar do të vendosë të bojkotojë ndeshjet me Izraelin, federata “nuk do të dalë kundër tyre”.