Vlerësohej çështje e mbyllur, por transferimi i Mirlind Dakut te klubi i njohur rus, Zenit St Petersburg pritet të dështojë.
Mediat ruse kanë shkruar të martën që sulmuesi nuk është pajtur me Zenitin lidhur me pagën.
Ka pasur raportime që te Zeniti kanë përmendur edhe thirrjet që Daku i bëri në Euro 2024. Por ndërkohë është shkruar se ato raportime ishin vetëm presion ndaj lojtarit.
Palët po negociojnë ende për marrëveshje. Daku është pjesë e klubit tjetër rus, Rubin Kazan.