Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mediumi kroat shkruan për sezonin e shkëlqyer të Muriqit

Vedat Muriqi

Mediumi i njohur kroat “Index.hr” ka shkruar për sulmuesit më të mirë aktualisht në La Liga, dhe një pjesë të madhe të shkrimit ia ka kushtuar Vedat Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës i ka 21 gola në La Liga, tri më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muriqi ka lënë prapa edhe sulmues si Ante Budimir, Lamine Yamal, Vinicius Junior, Ferran Torres, Mikel Oyarzabal, Borja Iglesias, Robert Leëandoëski e Alexander Sorloth.

“Index.hr” ka shkruar të shtunën për kroatin Budimir i cili realizoi gol në humbjen 3:2 të Osasunas në udhëtim te Levante.

Dhe ka thënë se më të mirë se ai aktualisht janë Mbappe e Muriqi.

“Emri i tij qëndron në mesin e yjeve të ligës spanjolle. Muriqi është duke e luajtur sezonin e tretë dhe në moshën 32-vjeçare, po e kalon edicionin më të mirë të karrierës. Ai asnjëherë nuk i ka shënuar më shumë se 20 gola në ndonjë kampionat, në karrierën e tij. Sulmuesi i gjatë 194 centimetra ka luajtur po ashtu për Lazion, Fenerbahçen, Rizesporin, Gençlerbirligin, Giresunsporin dhe klubet shqiptare Besa dhe Teuta. E nisi karrierën te Liria në Kosovë. Në sezonin e kaluar ai nuk ishte në mesin e golashënuesve më të mirë. I shënoi shtatë gola në 29 paraqitje, ndërsa Budimir përfundoi i treti me 21 gola, pas Mbappes me 31 dhe Leëandoëskit me 27 gola”, ka shkruar “Index.hr” për sulmuesin kosovar.