Real Madridi është në krizë serioze të rezultateve, por edhe menaxhimit të lojtarëve në dhomat e zhveshjes.
Kulmi u shënua të enjten pas përleshjes së Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes. Tchouameni e goditi Valverden, që përfundoi në spital me lëndime në kokë. Por, telashe të tilla, Real Madridi ka pasur edhe në të kaluarën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi i afërt me skuadrën e Real Madridit, “Defensa Central”, ka shkruar të shtunën se Valverde në të kaluarën e ka goditur edhe Luka Modriqin.
“Problemet e Valverdes janë të hershme. Vitin e kaluar ai e ka goditur Luka Modriqin në stërvitje. Po flasim për një djalosh të rrezikshëm, të paaftë për të jetuar në shoqëri”, ka deklaruar Inaki Angulo në YouTube. Angulo ka 600 mijë ndjekës.