Për Vedat Muriqin është folur shumë në javët e fundit për një largim të mundshëm të tij.
Shumë skuadra të njohura evropiane kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij, pas formës së lartë që e ka kaluar në Spanjë me Mallorcan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi i ka shënuar 21 gola në 31 ndeshje për Mallorcan në këtë edicion dhe është bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit spanjoll në La Liga.
Por, të ardhmen e tij e ka sqaruar të premten menaxheri i Vedat Muriqit, Utku Cenikli.
Ai ka dhënë intervistë për mediumin spanjoll “AS”.
Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2029.
“Isha në ndeshjen kundër Valencias. Shkova ta shoh Muriqin. E kam vizituar atë më herët. Nuk ka të reja për një transferim të mundshëm. Vedati është lojtar i dëshmuar dhe shumë i lidhur me Mallorcan. Synimi i tij është që t’i përfundojë me sukses ndeshjet e mbetura dhe ai është besnik ndaj skuadrës së tij. Ka pasur interesim për të pas sezonit shumë të mirë, por ai është i fokusuar te Mallorca për momentin”, ka deklaruar menaxheri i Muriqit për mediumin e madh spanjoll.
Muriqi të premten e festoi ditëlindjen e 32-të.
Urimi i Mallorcas për të ishte i veçantë.
“Sot është ditëlindja e golashënuesit më të mirë në historinë tonë në La Liga. Urime, pirat”, ka shkruar Mallorca.
