Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani mposhtet në shtëpi, rrezikon Championsin

Atalanta

Milani ka pësuar humbje të dielën mbrëma në shtëpi nga Atalanta, 3:2. 

Dhe me disfatën e pësuar në xhiron e 36-të të elitës së futbollit italian, Milani rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ederson në minutën e shtatë, Davide Zappacosta në minutën e 29-të dhe Giacomo Raspadori në minutën e 52-të, i shënuan golat e fitores. Për Milanin në minutën e 88-të shënoi Strahinja Pavloviq, ndërsa nga penalltia në minutën e 94-t shënoi Christopher Nkunku. Por, nuk e pati forcën që ta barazojë rezultatin.  

Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë te Milani. 

Milani mbetet në vendin e katërt me 67 pikë, aq sa ka edhe Roma pas fitores të dielën ndaj Parmas në udhëtim. 

Në vendin e gjashtë është Como me 65 pikë. Juventusi është i treti me 68 pikë, ndërsa Napoli i dyti i ka 70 pikë. Napoli e pret Bolognan të hënën në shtëpi. 

Asnjëra prej vendit të dytë deri në vendin e gjashtë nuk e ka të sigurt avancimin në Ligën e Kampionëve. 

Deri në fund të këtij edicioni në Serie A kanë mbetur edhe dy xhiro.