Skuadra e Newcastle Unitedit ka bërë ofertë për mbrojtësin e Milanit, Malick Thiaw, por ajo është refuzuar, raportojnë mediumet në Itali të mërkurën.
“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se skuadra e Premier Leagues angleze ka ofruar 30 milionë euro për qendërmbrojtësin 30-vjeçar, por kjo nuk është pranuar nga “rossonerët” që për drejtor sportiv e kanë Igli Taren.
Loja e Thiawit pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri, që nuk e ka lejuar largimin e tij për momentin.
Për Thiawin në këtë afat kalimtar veror janë interesuar edhe Como e Juventusi.
Thiaw i luajti 31 ndeshje në edicionin e kaluar dhe kontribuoi me një gol e një asistim.
Ai i ka tri paraqitje me Gjermaninë.