Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, është kthyer nga lëndimi pas një kohe të gjatë.
Daku u inkuadrua në minutën e 68-të në fitoren e Rubin Kazanit në udhëtim ndaj Sochit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e zhvilluar të hënën i takoi javës së 23-të të elitës ruse të futbollit.
Ekipit nga Kazani, Daku i mungoi nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar për shkak të lëndimit muskulor.
Te Rubini titullar ishin Veldin hoxha dhe Nazmi Gripshi. Ky i fundit lëshoi fushën në minutën e 82-të.
Daku 28-vjeçar është sulmuesi kryesor i Rubin Kazanit.
Daku e nisi mirë edicionin. Shënoi nëntë gola për 17 ndeshje.
Me fitore Rubini ngritët në vendin e shtatë me 33 pikë.