Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

MLS për Mehmetin: Perspektiva e përfaqësueses amerikane

Adri Mehmeti

Faqja zyrtare e elitës së futbollit amerikan, MLS, ka bërë një shkrim shumë të gjatë për Adri Mehmetin, mesfushorin që vlerësohet shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mehmeti është 17-vjeçar, ndërsa është pjesë e skuadrës Red Bull New York.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Liga MLS e sheh Mehmetin si lojtar perspektiv për përfaqësuesen e SHBA-së dhe e ka vlerësuar yll në ngritje.

Mehmeti te New Yorku është prej moshës 11-vjeçare.

“Dua të jap çdo gjë në këto ndeshje dhe ta lë fushën pa ndonjë keqardhje”, ka deklaruar Mehmeti të premten.

Mehmeti ka marrë lëvdata të shumta edhe nga analistë të njohur në SHBA. Dax McCarty e ka vlerësuar si “të qetë dhe të mençur më shumë se moshën që e ka”.

Faqja e MLS-së ka shkruar se skuadra si Arsenali, Chelsea dhe Bayern Munichu janë duke e përcjellë dhe në të ardhmen mund ta transferojnë shqiptarin.

Golin e parë në ligën MLS, Adri Mehmeti e realizoi në muajin e kaluar në barazimin 2:2 ndaj Inter Miamit të Lionel Messit.

Mehmeti nga liga MLS po ashtu krahasohet me Sergio Busquetsin, yllin spanjoll.

Busquetsin e admiron edhe vetë Adri, që luan në të njëjtën pozitë.