Ernest Muçi e ka filluar mbarë vitin duke shënuar gol të premten në mbrëmje në barazimin e Beshiktashit.
Beshiktashi barazoi në udhëtim 1:1 me Rizesporin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 18-të të elitës së futbollit turk.
Muçi e shënoi golin e barazimit për 1:1 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Muçi në minutën e 57-të e detyroi kundërshtarin të merrte karton të verdhë pasi e dribloi me stilin e legjendës franceze, Zinedine Zidane.
Ai luajti deri në minutën e 74-t dhe ishte më i vlerësuari në ndeshje.
Për 23-vjeçarin Muçi ky ishte goli i pestë këtë edicion në 18 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat. Ka kontribuar edhe me dy asistime.
Beshiktashit i mungoi Milot Rashica për shkak të lëndimit.
Altin Zeqiri u la në bankën rezervë te Rizespori.
Beshiktashi ka 27 pikë në vendin e pestë.
Rizespori ka gjashtë pikë më pak në vendin e 11-të.