Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mudryk bën apel në CAS për dënimin katërvjeçar

Mykhailo Mudryk

Mykhailo Mudryk ka bërë apel në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër dënimit katërvjeçar të dhënë nga Federata e Futbollit e Anglisë, raporton BBC. 

Ukrainasi 25-vjeçar, që aktualisht është pjesë e Chelseat, nuk ka luajtur për afro 18 muaj, pasi doli pozitiv në testin për doping.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ishte suspenduar në dhjetor të vitit 2024, ndërsa në qershor të vitit 2025 i ishte dhënë dënimi maksimal prej katër vjetësh nga Federata angleze. 

Federata angleze nuk ka dhënë detaje asnjëherë në lidhje me këtë çështje, ka shkruar BBC të mërkurën. 

Pas apelit që ka bërë në CAS, Mudryk shpreson që të ketë të drejtë loje në fillim të sezonit të ardhshëm. 

Apelin e Mudrykut e ka bërë të ditur edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. 

BBC ka mësuar se Mudryku ka pasur kontakt me substancën meldonium sa ishte pjesë e Ukrainës në tetor të vitit 2024. 

Meldoniumi është substancë e cila rrit kapacitetin respirator dhe qëndrueshmërinë. 
Mudryku iu bashkua Chelseat për 70 milionë euro në vitin 2023.