Falë paraqitjes ndaj Elches, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 16-të të La Ligas.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të martën nga faqja e specializuar për statistika “SofaScore”.
Muriqi shënoi gol të shtunën në fitoren 3:1 të Mallorcas ndaj Elches. Realizoi gol të bukur me goditje me kokë.
Sulmuesi i qendrës, Muriqi, është njëri prej tre golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll këtë edicion.
31-vjeçari Muriqi është i treti në ranglistë me nëntë gola. Kosovari po shkëlqen te Mallorca.