Vedat Muriqi do ta udhëheqë Kosovën në ndeshjen vendimtare ndaj Rumanisë. Kosovës i duhet fitorja me disa gola dallim, ndërsa atë do ta kërkojë me Muriqin në sulm.
Sulmuesi kryesor i mungoi Kosovës në dy ndeshjet e tetorit për shkak të një lëndimi. Ka nisur të luaj te Mallorca dhe pritet të startojë ndaj Rumanisë për Kosovën, të premten në Bukuresht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSelektori i Kosovës, Franco Foda, të shtunën shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet me Rumaninë dhe Lituaninë. Ndeshja Kosovë – Lituani është më 18 nëntor.
Por i gjithë fokusi është te ndeshja me Rumaninë, që do të vendosë për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Rumania udhëheq në grup me 12 pikë, tri më shumë se Kosova. Rumania kishte fituar 3:0 ndaj Kosovës më 6 shtator në Prishtinë. Kosovës i duhet fitore më e thellë në Bukuresht për ta kaluar Rumaninë në renditje.
Ashtu si pritej, Foda ka bërë pak ndryshime në listë. Dy ndeshjet e nëntorit janë të fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve dhe trajneri gjerman bazohet në lojtarët e konfirmuar.
Në përfaqësuese është kthyer Bersant Celina. 28-vjeçari është pjesë e AIK-ut në Suedi. Celina, që luan në repartin ofanziv, ka 35 ndeshje e një gol për Kosovën. Së fundi ishte ftuar dhe kishte luajtur në mars.
Emër i ri te Kosova është Baton Zabërgja. Sulmuesi 23-vjeçar është pjesë e skuadrës tiranase, Dinamo City. Më herët ka luajtur për U21 të Kosovës.
Arijanet Muriq, Amir Shaipi e Visak Bekaj konkurrojnë për portë. Mbrojtja ka përbërje të njëjtë. Udhëhiqet nga kapiteni Amir Rrahmani, ndërsa Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, Donat Rrudhani, Fidan Aliti, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi e Andi Hoti janë mbrojtësit e tjerë.
Elvis Rexhbeçaj, Valon Berisha, Muharrem Jashari e Lindon Emërllahu konkurrojnë për mesfushë, ndërsa në sulm pos Muriqit pritet të startojnë edhe Edon Zhegrova e Milot Rashica. Rastin e kërkojnë edhe Florent Muslija, Albion Rrahmani e Fisnik Asllani.
Jashtë ka mbetur Ermal Krasniqi, që është i lënduar dhe Emir Sahiti, që po ashtu ka lëndim. Nuk u ftua këtë herë i riu Eliot Bujupi.

Në listën rezervë të Fodas janë Ilir Avdyli, Mustafë Abdullahu, Lirim Kastrati, Mirlind Kryeziu, Leard Sadriu, Art Smakaj, Altin Zeqiri, Drilon Hazrollaj, Astrit Selmani e Muhamed Hyseni.

Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet të hënën.