Futboll

Nafiu, përforcimi më i ri i Malishevës

Valmir Nafiu

Valmir Nafiu është përforcimi më i ri i skuadrës së Malishevës.

31-vjeçari Nafiu të martën me marrëveshje të dyanshme e përfundoi bashkëpunimin me Ferizajn. Ndërsa tashmë ka zgjedhur që karrierën ta vazhdojë te Malisheva.

Te Malisheva janë të kënaqur me ardhjen e Nafiut.

“Me kënaqësi ju prezantojmë ardhjen e parë, emrin e njohur, mesfushorin me përvojë, Valmir Nafiu. Një vlerë e shtuar për ne. Një energji e re, që mesfushës sonë do t’i shtoj cilësinë, kreativitetin dhe përvojën e duhur. Nafiu vjen me një bagazh të madh, pasi që bëri historitë e la gjurmë të pa shlyera në nivelet me të larta. Ky është një hap i yni drejt rritjes së cilësisë për të qenë sa më të përgatitur për rrugën përpara”, shkruhet në njoftimin e klubit që për trajner e ka Elon Berishën.

Nafiu më herët ka luajtur për Hamburgun në Gjermani, Shkëndijën e Tetovës, Gjilanin, Skënderbeun e disa skuadra tjera.