Futboll

Napoli nuk gabon, Hojlund debuton me gol

Napoli

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, nuk ka gabuar në ndeshjen që i takoi javës së tretë të Serie A. 

Napoli ka fituar 3:1 në udhëtim të shtunën mbrëma ndaj Fiorentinas. 

Te napolitanët me gol debutoi sulmuesi danez, Rasmus Hojlund. 

Kevin De Bruyne shënoi për 1:0 në minutën e gjashtë. Tetë minuta më pas, Hojlund, e shënoi golin e dytë. 

22-vjeçari Hojlund te Napoli është transferuar në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni nga Manchester Unitedi.

Golin e tretë për Napolin e realizoi Sam Beukema në minutën e 51-të. 

Ndërkohë golin e vetëm për vendësit e shënoi Luca Ranieri. 

Napolit i mungoi Amir Rrahmani për shkak të lëndimit. Është lider me nëntë pikë. Nëntë pikë i ka edhe Juventusi në vendin e dytë. 

Fiorentina ka dy pikë në mesin e tabelës.