Futboll

Napoli shokohet në “Diego Armando Maradona”

Napoli

Napoli nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në “Stadio Diego Armando Maradona”. Napoli të dielën barazoi 2:2 me Genoan, në ndeshjen që i takoi javës së 36-të të Serie A italiane.

Napoli humbi rastin për t’i ikur me pikë Interit të vendit të dytë. Tani diferenca është vetë një pikë ndërmjet liderit Napolit dhe përcjellësit të parë Interit. Napoli është në vendin e parë me 78 pikë.

Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe dy xhiro.

Romelu Lukaku në minutën e 15-të kaloi Napolin në epërsi. Alex Meret shënoi autogol në minutën e 32-të për rezultatin 1:1. Napoli sërish kaloi ne epërsi në minutën e 64-t me golin e Giacomo Raspadorit, por gjashtë minuta para fundit, Genoa barazoi shifrat në 2:2 me golin e Johan Vasquezit.

Amir Rrahmani kompletoi takimin te Napoli.