Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndeshja e parë me PSG-në bëri që “interesimi për Bayernin të arrijë dimension të ri”

psg

Ndeshja e PSG-në me Bayernin, që përfundoi 5:4 për skuadrën franceze, nuk ishte vetëm publicitet i mirë për futbollin dhe Ligën e Kampionëve, por edhe për dy klubet. Menaxhmenti i kampionit gjerman e ndjeu këtë drejtpërdrejt në ditët e fundit, shkruan “Kicker” të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përmes ndeshjeve kundër Realit dhe Parisit, fituam mbi pesë milionë ndjekës të rinj në mediat sociale”, tregon drejtori ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen. Ai ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Bayernit.

“Kur Bayerni diskutohet kaq intensivisht në SHBA dhe në mediat kryesore ndërkombëtare, kjo tregon se interesi global për Bayernin ka arritur një dimension të ri. Kjo është e rëndësishme për tifozët tanë, por sigurisht edhe për partnerët dhe sponsorët tanë”.

Ndeshja e dytë çerekfinale e Championsit kundër Real Madridit (4:3) u ndoq nga pothuajse një miliard njerëz në gjithë botën. Por ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve theu të gjitha rekordet e transmetimit. Këto janë sinjale të rëndësishme për Bayern Munchenin në një kohë kur vitet fiskale nuk përfundojnë automatikisht me fitim dhe kur po bëhet gjithnjë e më sfiduese të qëndrosh në hap me konkurrencën ndërkombëtare.

“Ne i menaxhojmë financat tona ndryshe, por jo me më pak sukses”, tregon Dreesen.

“Megjithatë nuk jemi naivë. Po bëhet gjithnjë e më vështirë të garosh, veçanërisht kundër Premier Leagues dhe burimeve të saj financiare. Në të njëjtën kohë ky edicion tregon se vetëm paratë nuk janë gjithçka. Shumë njerëz folën për gjashtë ekipet angleze në një të tetën e finales. Në gjysmëfinale arriti vetëm një”.

Ndeshja e kthimit mes Bayernit dhe PSG-së zhvillohet të mërkurën prej orës 21:00. Dhe te Bayerni janë të vetëdijshëm për rëndësinë, jo vetëm sportive, të ndeshjes.

“Jemi një gol prapa pas ndeshjes së parë dhe pikërisht kështu duhet t’i qasemi ndeshjes së kthimit: me përulësi, sepse Parisi është ekip i shkëlqyer, por edhe me vetëbesim”, thotë Dreesen. Ai tregon se pas ndeshjes në Paris, atmosfera ishte shumë elektrizuese. Dreesen ka thënë se ka lavdëruar ekipin, por në të njëjtën kohë ia ka tërhequr vërejtjen.

Fakti se të gjithë mbetën të kënaqur nga spektakli në Paris, nuk do të ndihmojë skuadrën gjermane në fushë.

“Lavdet nuk do të na dërgojnë në finalen në Budapest. Ne duam të sigurojmë finalen dhe për këtë na duhet të emocionojmë përsëri botën e futbollit kundër kësaj skuadre jashtëzakonisht të fortë të Parisit”.