Sociologu Albert Mecini vlerëson se futbollistët e Kosovës duhet ta shmangin euforinë të martën mbrëma në ndeshjen finale ndaj Turqisë, pasi ajo mund t’u kushtojë.
Kosova do të luajë me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të martën mbrëma në ndeshjen finale të plejofit për Botërorin 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMecini në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se euforia i ndihmoi futbollistët e Kosovës të enjten e kaluar në gjysmëfinalen që e fitoi 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë. Por, ndeshja e të martës luhet në Prishtinë, dhe duhet shmangur euforia në të.
“Për këto ndeshje vendimtare duhet të jesh më i kujdesshëm, kur je vendas, kjo pasi presioni dhe pritjet e publikut ndikojnë në krijimin e një atmosfere pak tensionuese. Ndonëse në pamje të parë duket se është entuziaste, por brenda është atmosferë ku ndihet ankth para lojës, ndihet edhe një lloj pasigurie. E ajo mund të reflektojë. Nëse shmanget kjo, e bëhet lojë e kujdesshme atëherë konsideroj se gjasat janë të mira”, tha Mecini.
I pyetur se sa ndikon te futbollistët vizitat e krerëve të shteti, përfshirë ajo që ka pasur kryeministri Albin Kurti të dielën, Mecini ka thënë se ka dy anë kjo.
“Është diçka sfiduese në aspektin psikologjik dhe krijon ngarkesë. Por, ka edhe diçka që më duket se lojtarët që vinë nga diaspora, kur po shohin se drejtuesit e shtetit po janë prezent te ta po ka ndikim pozitiv”, tha Mecini.