Newcastle Unitedi pati paraqitje të mirë në xhiron e parë të Championsit në fazën e ligës ndaj Barcelonës.
Por ishte mposhtur në shtëpi 2:1.
Paraqitje të mirë skuadra e Premier Leagues pati edhe të mërkurën mbrëma në udhëtim te Royale Unioni.
Dhe kjo u kurorëzua me fitore të thellë, 4:0.
Nick Woltemade, dygolëshi i Anthony Gordonit nga penalltia dhe goli nga Harvey Barnes, mjaftuan për fitore të thellë në “Lotto Park” të Anderlechtit.
Woltemade dhe Gordon shënuan fillimisht në minutën e 17-të dhe të 43-të, ndërsa në pjesën e dytë, golat u shënuan në minutën e 64-t dhe të 80-të.
Newcastle nga dy ndeshjet e para ka tri pikë, ndërsa për skuadrën belge ishte humbja e parë pas triumfit ndaj PSV-së në xhiron e parë.