Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nga grumbullimi i Kosovës largohet një tjetër lojtar

andi

Pas Lumbardh Dellovës që u lirua për shkak të lëndimit në shputën e këmbës dhe Edon Zhegrovës që nuk do të grumbullohet për arsye personale, Kosova do të jetë edhe pa një futbollist në ndeshjet miqësore. 

Kosova në Pragë të Republikës së Çekisë më 31 maj dhe në Prishtinë ndaj Andorrës më 7 qershor, do të jetë edhe pa qendërmbrojtësin Andi Hoti. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti, anëtar i skuadrës Braunschëeig që e siguroi qëndrimin në Bundesliga 2 në fund të kampionatit, është lënduar në stërvitje të enjten. 

“Pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i Kombëtares, është konstatuar se futbollisti i Eintracht Braunschweig ka pësuar pëlkim të nyjës talokrurale, lëndim i cili pritet ta mbajë jashtë fushës për disa javë. Si rrjedhojë, Hoti nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet miqësore të këtij grumbullimi”, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës të premten. 
Kosova udhëton drejt Pragës të shtunën.