Futboll

Liverpooli mposht Interin në Itali

Liverpool

Foto: Associated Press

Një penallti e dhënë pas një situate që nuk dukej shumë e rrezikshme, ka vendosur sfidën mes Interit dhe Liverpoolit. Ishte kjo kryendeshja e së martës në Ligën e Kampionëve, që i fitoi xhiros së gjashtë.
Liverpooli fitoi 1:0 me golin e shënuar nga pika e bardhë përmes Dominik Szoboszlai.
Pas një topin në zonë, Alessandro Bastoni e kapi për fanelle gjermanin Florian Ëirtz. Arbitri u sinjalizua nga dhoma e VAR-it dhe vendosi ta shikojë situatën. Vlerësoi se ishte penallti, ndërsa Bastoni u ndëshkua me të verdhë. Për kampionin anglez u dha penallti, të cilën në gol e shndërroi Szobozlai në minutën e 88-të. 

Me fitore, kampioni anglez doli në vendin e tetë me 12 pikë. 12 pikë i ka edhe Interi në vendin e pestë. Për skuadrën italiane ishte humbja e dytë rresht. Për Liverpoolin fitorja është shumë e rëndësishme, ndërsa erdhi në një moment delikat. Pasi Mohamed Salah kritikoi klubin, ai u la jashtë delegacionit që udhëtoi për në Itali. 
Por edhe pa Salahun, Liverpooli shënoi fitore të rëndësishme. Në pjesën e parë skuadrës angleze iu anulua një gol pas rishikimit të situatës në VAR. 
Liverpooli ka pasur telashe me rezultate këtë edicion, ndërsa fitorja në Itali mund të jetë shumë e rëndësishme për skuadrën e Arne Slotit.


Liverpooli në epërsi

Përditësim - Liverpooli ka shënuar golin për 1:0 në ndeshjen ndaj Interit.
Dominik Szoboszlai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 88-të. Penalltia u dha pas rishikimit të VAR-it.

 


Nuk ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Inter – Liverpool

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Interit e Liverpoolit. 

Është kjo ndeshja kryesore e mbrëmjes në Champions.

Në fakt kampioni anglez realizoi, por pas rishikimit të gjatë të situatës në VAR, goli u anulua për lojë me dorë.