Futboll

Okafor transferohet në Premier League

Noah Okafor me fanellë të Leeds United

Milani ka konfirmuar të enjten se Noah Okafor i është bashkuar Leeds Unitedit. 

Transferimi i tij, siç shkruajnë mediumet italiane e angleze, është bërë për afro 21 milionë euro, përfshirë bonuset. 

Kjo do të thotë se “rossonerët” do të përfitojnë 200 milionë euro nga largimet e këtij afati kalimtar veror. 

Okafor u kthye te Milani në verë pas huazimit te Napoli ku e fitoi titullin e parë në karrierë. 
Reprezentuesi i Zvicrës shënoi shtatë gola në 54 paraqitje për Milanin prej vitit 2023, kur u transferua nga Salzburgu.