Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, është kthyer pas katër muajve nga lëndimi i rëndë në kokë. Gjilani ka njoftuar të mërkurën se Bilalli ka zhvilluar i vetëm stërvitje pas lëndimit të pësuar në muajin maj.
“Pas katër muajsh të vështirë, plot sfida dhe sakrifica, jam rikthyer ne fushe, Çdo ditë e kaluar në rikuperim ka qenë një betejë. Sot, më në fund jam kthyer aty ku i përkas – në fushë. Faleminderit të gjithëve që ishit pranë meje”, deklaroi Bilalli.
Bilalli u godit pa dashje me bërryl gjatë një dueli me portierin, Ilir Avdyli, në minutat e fundit të ndeshjes Gjilani - Malisheva, që i takoi xhiros së 33-të të edicionit të kaluar në Superligën e Kosovës në futboll.
Pasi iu dha ndihma e parë në fushë për shumë minuta, Bilalli u larguar me autoambulancë nga fusha me bari sintetik në Gjilan. U nis drejt Spitalit të Gjilanit dhe më vonë për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Fillimisht mjekët ishin shqetësuar për gjendjen e tij, por më pas nisën sinjalet pozitive.
Falë trajtimit që mori në QKUK, gjendja e Bilallit u stabilizua. Tashmë u është kthyer stërvitjeve.