Victor Osimhen mbetet synimi kryesor i Juventusit për afatin kalimtar veror, por “La Gazzetta dello Sport” ka shkruar se “zonja e vjetër” duhet fillimisht ta shes Dushan Vlahoviqin dhe ta bind nigerianin e Napolit t’i bashkohet skuadrës.
Osimheni, siç shkruan gazeta e njohur italiane të shtunën, ka refuzuar ofertën prej 30 milionë eurove në vit nga Al Hilali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi dëshiron që ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Osimheni ka klauzolë lirimi nga Napoli prej 75 milionë eurove, ndërsa Juventusin do ta pres deri në mesin e muajit korrik.
Më pas do të vendos për të ardhmen e tij.
Galatasaray dëshiron që të vazhdojë me Osimhenin edhe në edicionin tjetër, ndërsa për të janë interesuar edhe Paris Saint-Germaini dhe disa klube tjera angleze.
26-vjeçari e mbylli sezonin me 37 gola të shënuar e tetë asistime, në 41 paraqitje.