Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Osimheni zyrtarizohet te Galatasaray

Victor Osimhen

Victor Osimhen e ka kompletuar huazimin te skuadra e Galatasarayt dhe e ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me Napolin deri në qershor të vitit 2027.

Sulmuesi nigerian nuk ishte në planet e trajnerit Antonio Conte për edicionin.

Pasi afati kalimtar në pesë ligat evropiane të futbollit u mbyll, Osimheni vendosi që ta vazhdojë karrierën në Turqi dhe iu bashkua Galatasarayt për një edicion në formë huazimi.

Klauzola e lirimit të Osimhenit nga Napoli është 80 milionë euro, dhe jo siç ishte më parë, 130 milionë euro, ka shkruar “Football-Italia” të mërkurën në mbrëmje.

Napoli e kishte transferuar Osimhenin nga Lille në shtator të vitit 2020 për 77.5 milionë euro, plus bonuset tjera.

Edhe Osimheni kërcënon me largim nga Kupa e Afrikës dhe kthim te Galatasaray Futboll 6 muaj më parë Osimheni kërcënon me largim nga Kupa e Afrikës dhe kthim te Galatasaray

Ai realizoi 76 gola dhe dhuroi 18 asistime në 133 paraqitje zyrtare, në të gjitha garat.

25-vjeçari Osimhen ka shënuar 21 gola në 35 paraqitje për Nigerinë.