Futboll

Osmani: Djemtë e Kosovës treguan zemër dhe karakter

Kosova

Presidentja Vjosa Osmani ka lavdëruar djemtë e ekipit të Kosovës pas fitores ndaj Suedisë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon.

“Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike, sonte ndaj Suedisë, duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur”, ka thënë ajo.