Ballkani i Suharekës i barazoi shifrat ndaj Gjilanit në minutën e tretë të kohës shtesë. Qëlloi transversalen më pas.
Ishte fare pranë fitores dhe rikthimit të jashtëzakonshëm. Por, ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, përfundoi 1:1, ndërsa i takoi xhiros së dhjetë.
Mysafirët e drejtuar nga trajneri Debatik Curri e shënuan golin e epërsisë 1:0 të parët.
Zëvendësuesi Edi Basha me prekjen e parë të topit, realizoi për 1:0 në minutën e 69-të të ndeshjes.
Albin Prapashtica asistoi në golin e kroatit.
Prapashticës iu anulua supergoli i minutës së 50-të, pasi gjatë ndërtimit të aksionit, Sabit Bilalli shkaktoi faull në mesin e fushës.
Gjyqtari Egzon Dakaj e anuloi atë pas rishikimit të situatës në VAR.
Me VAR, Dakaj e pranoi golin e Bashës, pasi pati dyshime për pozitë jashtë loje.
Minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike.
Giovanni Ribeiro e shpëtoi ekipin e Orges Shehit pa disfatë. Ribeiro shënoi për 1:1 në minutën e katërt të kohës shtesë.
Një minutë më vonë, Bleart Tolaj e qëlloi transversalen pas gjuajtjes me kokë. Ishte transversalja e dytë e qëlluar nga ai në ballafaqimin ndaj gjilanasve. Nga topi i kthyer nuk përfitoi as qendërmbrojtësi kroat, Ivica Batarelo.
Ballkani mbeti pa kapitenin Bajram Jashanica, që pas pakënaqësive që pati me gjyqtarin kryesor, reagoi ashpër. Gjyqtari Dakaj e përjashtoi atë direkt nga loja me të kuq.
Në minutën e shtatë të kohës shtesë, rast të mirë për Gjilanin pati edhe Armend Thaqi. Mbrojtësi i krahut të djathtë gjuajti fuqishëm nga distanca, por nuk shënoi.
Ballkani me këtë barazim ka mbetur prapa Prishtinës në renditje. Ka 19 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Prishtina lidere që e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Prishtina dhe Dukagjini luajnë nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjilani tani ka 11 pikë në vendin e shtatë, një më shumë se Llapi e Ferizaj, që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Të dielën luhen ndeshjet Drita – Ferizaj dhe Llapi – Drenica. Të dyja ballafaqimet nisin në orën 13:00.
Gjilani në epërsi ndaj Ballkanit
Gjilani ka kaluar në epërsi në ndeshjen e vështirë në udhëtim te Ballkani.
Zëvendësuesi Edi Basha me prekjen e parë të topit, realizoi për 1:0 në minutën e 69-të të ndeshjes.
Albin Prapashtica asistoi në golin e kroatit.
Prapashticës iu anulua supergoli i minutës së 50-të, pasi gjatë ndërtimit të aksionit, Sabit Bilalli shkaktoi faull në mesin e fushës.
Gjyqtari Egzon Dakaj e anuloi atë pas rishikimit të situatës në VAR.
Me VAR u pranua goli i Bashës, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje.
Pa gola në Suharekë në pjesën e parë
Pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Gjilani, e vlefshme për xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, është mbyllur pa gola.
Ky ballafaqim po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Si Ballkani ashtu edhe Gjilani, patën mundësi për shënim, por asnjëri ekip nuk realizoi gol.