Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës së Re.
Ndeshja e zhvilluar të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë përfundoi baras 1:1. Ndeshja i takoi javës së tetë të elitës së futbollit kosovar.
Prishtina e Re kaloi në epërsi me golin që e shënoi Toni Gomes, në minutën e 65-të.
Ishte fillimisht gjuajtja e Patrick Friday Ezes që u devijua në shtyllë nga portieri Cyrus Margono.
Nga topi i kthyer përfitoi Gomes, që nuk e pati problem të shënonte në portën e zbrazët nga afërsia për 1:0.
Por vendësin reaguan shpejt duke i barazuar shifrat gjashtë minuta më pas.
Albion Pllana e shënoi golin e barazimit me kokë në minutën e 71-të.
Dukagjini mbetet në pozitën e tretë me 14 pikë.
Prishtina e Re ka shtatë pikë në vendin e tetë.
Dukagjini barazon rezultatin
Dukagjini ka barazuar shifrat ndaj Prishtinës së Re.
Albion Pllana e shënoi golin e barazimit në minutën e 71-të.
Prishtina e Re po e befason Dukagjinin në Klinë
Prishtina e Re është duke e befasuar Dukagjinin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Prishtina e Re kaloi në epërsi me golin që e shënoi Toni Gomes, në minutën e 65-të.
Ishte fillimisht gjuajtja e Patrick Friday Ezes që u devijua në shtyllë nga portieri Cyrus Margono.
Nga topi i kthyer përfitoi Gomes, që nuk e pati problem të shënonte në portën e zbrazët nga afërsia për 1:0.
Dukagjini e qëlloi transversalen pak minuta para se ta pranonte golin nga Prishtina e Re.
Pa gola pjesa e parë në Klinë
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini – Prishtina e Re.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe i takon javës së tetë të elitës së futbollit kosovar.