Futboll

Parisi e luan ndeshjen e fundit në kampionat, synon fitore

PSG

Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e fundit në kampionatin francez. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-t luhen nga ora 21:00.

Skuadra e Paris Saint-Germainit, që shumë më herët ka siguruar titullin e kampionit në Francë, shpreson që ta mbyll edicionin me fitore.

Parisi e pret Auxerren. Parisi e mban vendin e parë me 81 pikë. Ka vetëm dy humbje.

Auxerre renditet në pozitën e dhjetë me 42 pikë. Parisi është në rrugë shumë të mirë për ta fituar tripletën.

Më 31 maj nga ora 21:00 do të përballet me Interin në finale të Ligës së Kampionëve. Parisienët më 24 maj nga ora 21:00 do të luajnë edhe në finale të Kupës së Francës me Reimsin.

Tri pozitat e para në kampionatin francez dërgojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Tashmë pos Parisit edhe Marseille dhe Monaco e kanë siguruar pjesëmarrjen në “Champions”.

Marseille e zë vendin e dytë me 62 pikë. Një pikë më pak e ka Monaco një pozitë më poshtë.

Marseille takohet me Rennesin, kurse Monaco luan me Lensin. Rennesi e zë vendin e 11-të me 41 pikë, kurse Lensi ka tetë pikë më shumë në pozitën e nëntë.