Futboll

Parisi fiton ndaj Lillet, shkëlqen fituesi i Topit të Artë

Ousmane Dembele

Paris Saint-Germaini e ka mposhtur 3:0 skuadrën e Lillet të premten.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 18-të të Ligue 1.

Në fitoren e PSG-së, shkëlqeu fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele, duke i realizuar dy gola.

Francezi Dembele golin e parë e realizoi nga distanca në minutën e 13-të. Ai u asistua nga Vitinha.

Golin e dytë e shënoi në minutën e 64-t me asistim të Desire Doue.

Realizatori i golit të tretë ishte Bradley Barcola në minutën e 93-të.

Parisi me këtë fitore është ngritur përkohësisht në pozitën e parë me 42 pikë.

Lensi ka 40 pikë në vendin e dytë, por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Lille është në pozitën e katërt me 32 pikë.