Paris Saint-Germaini është befasuar të premten mbrëma në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të të Ligue 1 të Francës.
Parisi u mposht në udhëtim nga Rennesi me rezultatin 3:1.
Parisi është lider me 51 pikë. Por me këtë humbje e rrezikon pozitën e parë.
Lensi ka 49 pikë në vendin e dytë, por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Lensi të shtunën nga ora 21:05 luan në udhëtim me skuadrën Paris FC dhe në rast të fitores do të dalë në vendin e parë.
Golat për Rennesin i shënuan Mousa Tamari, Esteban Lepaul dhe Breel Embolo.
Ndërsa golin e vetëm për Parisin e shënoi Ousmane Dembele.
Rennesi e zë vendin e pestë me 34 pikë.