Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas fitores së Lecces, Pisa dhe Verona bien në Serie B

Pisa

Hellas Verona dhe Pisa kanë rënë edhe zyrtarisht nga Serie A e Italisë dhe në edicionin e ardhshëm do të luajnë në kategorinë e dytë të futbollit italian.

Kjo u bë e ditur matematikisht, pas fitores së Lecces të premten mbrëma 2:1 në udhëtim te Pisa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pisa ka mbetur e fundit në tabelë me 20 pikë, ndërsa Verona e parafundit me 19 pikë.

Deri në fund të kampionatit në Itali kanë mbetur edhe tri xhiro dhe asnjëra prej këtyre skuadrave nuk ka shanse për ta siguruar mbijetesën.

Te Lecce në xhiron e 35-të të Serie A të premten mbrëma, në tërë ndeshjen luajti mesfushori Ylber Ramadani.

Medon Berisha vazhdon të jetë i lënduar te Lecce, që tani i ka 32 pikë në vendin e 17-të.