Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas pak ditësh mësohet klubi i ri i Salahut

Salah

Rreth një muaj më parë Mohamed Salah njoftoi se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit pas nëntë vitesh. Sulmuesi egjiptian pritet ta bëjë publike në ditët në vijim emrin e klubit të ri.

Sipas raportimeve, 33-vjeçari është në prag të marrjes së vendimit përfundimtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka raportime se ai ka marrë oferta nga Italia dhe Franca, si dhe nga klube të tjera të mëdha të botës. Pavarësisht se cilin klub zgjedh Salahu, ne do ta mbështesim. Ka oferta edhe nga Arabia Saudite. Mendoj se ai do të njoftojë klubin e tij të ardhshëm brenda pak ditës”, ka thënë koordinatori i medias i Salahut, Muhammad Murad.

Salahu ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027. Por me marrëveshje të dyanshme, Salahu është liruar nga Liverpooli.