Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pefqeli, më i miri i xhiros së fundit

Mërgim Pefqeli

Mërgim Pefqeli i Dukagjinit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së fundit në Superligën e Kosovës. 

Këtë e bëri të ditur të hënën FFK-ja, që edhe e shpall më të mirin e secilës xhiro. 

Pefqeli e realizoi golin e fitores për Dukagjinin në fitoren ndaj Ballkanit. Dukagjini e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. 

Me fitoren ndaj Ballkanit, Dukagjini, e shmangu barazhin. 

Dukagjini e përfundoi kampionatin në pozitën e katërt me 51 pikë. 

Edhe Pefqeli “Ylli i Javës” Futboll 10 muaj më parë Pefqeli “Ylli i Javës”

Skuadra nga Klina e ka fituar edhe Kupën e Kosovës dhe edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në kupat evropiane. 

“Këtë çmim ia dedikoj vajzës sime, ndërsa edhe festimet e golave i kam dedikuar asaj. Një falënderim të veçantë kam për bashkëlojtarët e mi për mbështetjen dhe punën e madhe gjatë gjithë sezonit. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në të ardhmen”, u shpreh 32-vjeçari për faqen zyrtare të FFK-së.