Drita e Gjilani kanë barazuar në derbin më të madh të futbollit kosovar.
Derbi i qytetit të Gjilanit, i zhvilluar të dielën në fushën me bari sintetik, përfundoi 1:1. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 17-të të elitës së futbollit kosovar.
Ndonëse mbetën të pamposhtura, të dy skuadrat lëshuan pikë të rëndësishme.
Ndeshja e zhvilluar në kushte të vështira atmosferike, ishte me plot raste kurse u shënuan dy gola.
Besnik Krasniqi asistoi për Arb Manajn që në minutën e 75-të e kaloi në epërsi Dritën.
Edhe
Gjilani barazon rezultatin
Për 1:1 shënoi Armend Thaqi menjëherë në minutën e 79-të. Thaqi shënoi supergol nga goditja e dënimit.
Drita mban vendin e pestë me 25 pikë, kurse e ka një ndeshje më pak të luajtur. Në vendin e gjashtë me 23 pikë është Gjilani.
Barazon Gjilani
Armend Thaqi ka shënuar gol të bukur nga goditja e dënimit për të barazuar rezultatin në ndeshjen mes Dritës e Gjilanit.
Thaqi shënoi në minutën e 79-të për 1:1.
Drita kalon në epërsi
Edhe
Gjilani mposht kampionen në derbin lokal
Drita ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Gjilanit.
Arb Manaj realizoi në minutën e 75-të për 1:0 në të mirë të kampiones në fuqi.
Pjesa e parë e derbit të Gjilanit mbyllet baras
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e derbit të Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit.
Ky ballafaqim po zhvillohet më terrenin me bar sintetik në Gjilan.
Edhe
Supergol nga Thaqi, Gjilani barazon shifrat
Raste pati nga të dyja ekipet, por jo edhe gola.
Ndeshja i takon xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës ne futboll.